GJYNN Gjyni NovobërdaliKontakt ↗︎
SQENDE

GJYNN / ÇMIMORJA

Projekti yt.
Çmime të qarta.

Zgjidh një paketë reklame me çmim fiks ose kërko ofertë për një videoklip dhe spot të personalizuar.

ÇMIME FIKSE

Reklama për biznesin tënd.

15 sekonda

200 CHF

Deri në 3 plane video. Një biznes, një ofertë dhe një koncept.

Kërko ofertë ↗

30 sekonda

300 CHF

Deri në 5 plane video. Një biznes, një ofertë dhe një koncept.

Kërko ofertë ↗

60 sekonda

550 CHF

Deri në 8 plane video. Një biznes, një ofertë dhe një koncept.

Kërko ofertë ↗

Përfshihen koncepti, pamjet paraprake, montazhi, logoja, teksti dhe muzikë sfondi e licencuar. Pa personazh që flet ose këndon. Animacionet teknike dhe efektet komplekse marrin ofertë individuale.

PËR ARTISTË

Kënga jote. Historia jonë vizuale.

Videoklip cinematic

Nga 1’000 CHF

2–3 minuta, pa lip sync. Një artist kryesor, deri në 3 ambiente dhe deri në 20 plane të gjeneruara, të montuara përgjatë këngës.

Kërko ofertë ↗

Videoklip me lip sync

Ofertë individuale

Skenat me këndim llogariten sipas audios, sekondave në ekran, planeve dhe lëvizjeve. Çmimi total konfirmohet para pagesës.

Kërko ofertë ↗

Klienti sjell këngën e përfunduar. Ne realizojmë vetëm videon. Teasera, klipe më të shkurtra dhe projekte më të gjata: ofertë sipas kërkesës.

PROJEKTE TË PERSONALIZUARA

Spote produktesh

Sipas projektit

Parfume, veshje, vetura dhe prezantime markash. Koncepti dhe çmimi përcaktohen pasi kontrollojmë materialet e produktit.

Kërko ofertë ↗

Çifte & evente

Sipas projektit

Ftesa video, spote dasmash, fejesash dhe përvjetorësh. Krijim digjital me fotot ose videot tuaja, pa xhirim fizik në event.

Kërko ofertë ↗

QARTË PARA FILLIMIT

Çfarë përfshihet dhe si punojmë.

Dorëzimi

MP4 në 1080p, një format 9:16 ose 16:9 dhe tekst në një gjuhë: shqip, anglisht ose gjermanisht. Afati caktohet në ofertë.

Miratimi & korrigjimet

Një raund ndryshimesh në pamjet paraprake. Një raund korrigjimesh në montazh për reklamat, dy për videoklipet. Çdo raund është një listë e bashkuar komentesh.

Pagesa

50% për nisjen e projektit. 50% pas miratimit, para dorëzimit pa shenjë uji. Pagesa me transfertë bankare.

Shtesat

Konceptet e reja, skenat shtesë, narracioni dhe formatet ose gjuhët shtesë llogariten paraprakisht. Gabimet tona kundrejt marrëveshjes korrigjohen pa tarifë.

Çmimet fikse vlejnë për përfshirjen e përshkruar. Çmimet “nga” janë çmime fillestare. Oferta me shumën përfundimtare dhe çdo taksë të zbatueshme konfirmohet para pagesës. Buxheti i reklamimit dhe xhirimet fizike nuk përfshihen.

WhatsApp ↗︎